AktualitetPolitikëTë fundit

“Përqafim të veçantë për ata të mitë”, Rama pas protestës së tretë për Zvërnecin: Shqipëria do bëhet, pavarësisht zhurmës së kundërshtarëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se Shqipëria do të ecë përpara me projektet e saj pavarësisht kundërshtimeve.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video nga tubimi ku dëgjohet një protestues duke përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese jo vetën ndaj kryeministrit, por edhe ndaj miliarderit George Soros dhe familjes së tij.

Në postimin e tij, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar me realizimin e projektit ndërsa shprehet se protesta ka humbur çdo arsye reale të nisjes.

“MIRËMËNGJES, dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do të bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 800 mijë e kusur shqiptarë këtu e nëpër botë, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama krahas videos.

“Në fakt ne kërkuam që kryeministri të dorëhiqej që sonte. E ka tepruar deri në pikën ku s’mban më. Ne kemi mëshirë për të tani sepse në të vërtetë, ndonjë patriot edhe mund të bënte ndonjë gjë të keqe. Sepse ashtu jemi mësuar ne, t’i heqim tradhtarët, duke i vrarë ata. Por me anë të tolerancës dhe shpirtit tonë të mirë, i kemi dhënë 24 orë. Dhe po nuk iku për 24 orë, i lutemi Zotit ta ndihmojë. Ta ndihmojë Zoti, Krishti sepse ai është katolik. Ne prej krishtit e kemi falur deri tani, por edhe katolikët nuk presin më.

Nuk ka më tolerancë. Tolerancë zero ndaj satanistëve! Vdekje satanistëve dhe Sorosit! Po të kam parë më në Shqipëri, Soros, Alex Soros, gjithë banda juaj, po ju kam parë më e keni me mua personalisht. I will f**k your mother, i will f**k your sister!”, shprehet protestuesi.

Protestat kundër projektit në Zvërnec kanë vijuar prej disa ditësh, që pas incidentit ku një protestues u dhunua në Vlorë nga punonjësit e kompanisë private të sigurisë që mbronin kantierin. Qytetarët kërkojnë ndalimin e projektit, pasi sipas tyre cenon zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës.

Në këto pamje, një prej protestuesve shprehet kundër qeverisë por edhe kundër Sorosit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com