AktualitetPolitikëTë fundit

Meta në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit, i shoqëruar nga policia e burgut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

Ish-presidenti ka mbërritur në Skrapar, ku edhe po zhvillohet ceremonia mortore.

Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, teksa siç duket nga pamjet e siguruara nga Hoxha, Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ka organizuar shoqërimin e Metës nga paraburgimi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com