“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi shkon në SPAK, jep lajmin e hidhur për gazetarët
Ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 83-vjeçare, babai i Ilir Metës. Rexhep Meta do të varroset ditën e nesërme në Çepan të Skraparit, sipas amanetit të tij.
Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK dhe ndërsa është paraqitur në ambientet e SPAK, Monika Kryemadhi gjithashtu ka bërë edhe një koment të shkurtër për gazetarët.
Gjithashtu Kryemadhi bëri edhe një reagim për ndarjen nga jeta të babait të ish-Presidentit Ilir Meta.
“Ja tani fillo gjyqi. Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh”, tha mes të tjerash ajo.
Ndërkohë, mësohet se burgjet kanë lejuar Metën të dalë nesër nga qelia për të përcjellë drejt banesës së fundit të atin.
Monika Kryemadhi, në paraqitjen e saj në SPAK, në zbatim të masës së caktuar ndaj saj.
Fraksion.com

