Ndarja nga jeta e atit, ish-presidenti Meta reagon nga qelia
Babai i ish-Presidentit Ilir Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Reagimi:
Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.
Ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.
Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.
Kujtojmë se ish-presidenti ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2024 kur u arrestua nga BKH.
Fraksion.com

