Soni Malaj zbulon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Flori Mumajesi
Këngëtarja Soni Malaj ka rikthyer në vëmendje historinë e saj me Flori Mumajesin, duke folur hapur për periudhën kur të dy ishin të fejuar dhe vëmendjen e madhe mediatike që shoqëronte lidhjen e tyre.
“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexoja edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë çfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por, duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, rrëfeu Soni Malaj.
Fraksion.com

