AktualitetPolitikëTë fundit

Rama u premton socialistëve nga Korça: Do kemi fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e ardhshme!

Kryeministri Edi Rama ishte në Korçë këtë të enjte, ku festoi përvjetorin e 35-të të Partisë Socialiste me mbështetësit atje.

Fjalën e tij, kreu i qeverisë e nisi duke kujtuar kohët e vështira siç i quajti ai të 35-viteve më parë, kur opozita e asaj kohe përballej me brutalitetin e pushtetit të Partisë Demokratike. Ai e konsideroi koinçidencë përkimin e 26 majit të atëhershëm me atë të këtij viti.

Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij, Rama premtoi një fitore akoma më të thellë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

Rama u shpreh i bindur që “I kemi ngritur kokën çdo shqiptari kudo që ndodhet në botë” dhe që PS i ka dhënë Shqipërisë një titull krejt tjetër, duke u ndalur tek integrimi, që sipas tij tashmë ka hyrë në një fazë krejt të re, atë të hapjes së fazës së mbylljes së negociatave.

 


Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com