AktualitetTë fundit

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë vendos sot mbi rekursin e Erion Veliaj

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë.

Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshuar pjesërisht praktika për masën e arrestit.

“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.

 

Fraksion.com

 

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com