AktualitetPolitikëTë fundit

Salianji: Beteja ime, jo për karrige personale. Berisha është i braktisur nga demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të vijojë takimet me demokratët në të gjithë vendin, ndërsa ka kritikuar mënyrën sesi po funksionon aktualisht PD-ja dhe mungesën e garës së brendshme.

Salianji u shpreh se përjashtimi i mendimit ndryshe nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Demokratike, duke theksuar se një forcë politike që nuk pranon konkurrencën brenda vetes nuk mund të pretendojë standarde demokratike. Sipas tij, PD-ja kërkon standarde demokratike përballë qeverisë së Edi Rama, por nuk po i zbaton ato brenda strukturave të saj.

Salianji shtoi se realiteti politik tregon, sipas tij, refuzimin e Berishës nga një pjesë e demokratëve, duke pretenduar se kjo është arsyeja pse nuk pranohet gara e hapur brenda partisë.

Ai paralajmëroi se Partia Demokratike, më pak se një vit para nisjes së fushatës elektorale, duhet të reflektojë mbi mënyrën se si do t’u paraqitet qytetarëve si alternativë qeverisëse. Në fund, Salianji theksoi se beteja e tij nuk lidhet me interesa personale apo poste politike. “Përjashtimi i mendimit ndryshe nuk është pjesë e PD. Një parti që nuk pranon garën brenda vetes, nuk plotëson standardet. Por ne kërkojmë standarde përballë Edi Ramës por nuk i plotësojmë vetë ato. E kemi nevojë për një PD ku respektohen rregullat. Shoqëria ka nevojë për një PD që respektohen rregullat, ku gara është reale. Realiteti politik tregon refuzimin e Berishës nga demokratët. Ja ku është realiteti i faktuar, Berisha është i braktisur nga demokratët, ndaj nuk pranon garë. PD më pak se një vit nga sot, do të jetë në fushatë elektorale, por se di ca do i thotë elektoratit. PD duhet të rikthehet te standardet demokratike. Nëse duam që të bindim shqiptarët të demokratizojmë Shqipërinë, duhet që PD të demokratizojë vetveten. Një PD e hapur mund të kthehet si alternativë fituese. Kjo betejë nuk është betejë për një karrige. Nuk kam pasur asnjë problem për karrierën time.”, tha ai.

Salianji shtoi se PD ndodhet “në dëshpërim”, ndërsa përgjegjës bëri edhe kolegët demokratë që sot heshtin. Sipas tij, Berisha është i refuzuar nga demokratët.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com