“Nisim një cikël të ri me Maran?”, Duka zbulon prapaskenat: Kur erdhëm nga Ukraina, bashkë me Sylvinho-n…
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, në një konferencë për mediat, zbuloi disa detaje nga bashkëbisedimi për të zgjatur apo jo kontratën me trajnerin e ekipit kombëtar, Sylvinho-n.
Ai tha se pas ndeshjes në Ukrainë, ata kishin biseduar, ndërsa kishin rënë dakord që të mbyllje ky cikël për të dyja palët.
“Kemi nisur diskutimet me Sylvinho-n, kur u kthyem nga Ukraina, dhe ai mori kohën e vetë. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i ciklit do të ishte mirë për të dyja palët. Ndahemi me respektin maksimal për njëri-tjetrin dhe për punën.”, tha ai.
Ndërkohë kreu i FSHF-së, Duka, ka zyrtarizuar Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtares dhe ka folur në lidhje me largimin e Sylvinhos, që largohet me konsensus dhe respekt. Kontrata me Maran është deri në vitin 2028.
Kemi kaluar periudhë shumë të rëndësishme me shumë emocione. Kemi qeshur së bashku, kemi qarë dhe kemi gëzuar., Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli dhe nisja e të riut. Në një konsensus dhe respekt të plotë kemi rënë dakord për të mbyllur atë aventurë.
I uroj suksese trajnerit Rolando Maran me Shqipërinë. Nuk bëra CV-në e tij, sepse ka eksperiencë të madhe në futbollin europian, duke trajnuar skuadra me emër në Itali dhe jam i sigurt se do të bëjë mirë.
Siç e kam thënë edhe në deklaratën e mëparshme, kemi vijuar diskutimin që pasi jemi kthyer nga Ukraina. Sylvinho ka marrë kohën e vet dhe kemi arritur në këtë konkluzion të përbashkët. Kemi bërë zgjedhjen e duhur, profilin e duhur për eksperiencën pre 25 vitesh me ekipe dhe kultura të ndryshme në Itali.
Duke pasur parasysh këtë eksperiencë, profil dhe kulturë sportive, jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Trajnerët italianë kanë bërë sukses jo vetëm brenda Italisë, por edhe jashtë, fakti që i kemi besuar z.Maran, është që ne kemi disa futbollistë që luajnë në kampionatet italiane.
Është edhe më afër pikëpamjes sportive dhe kulturore. Kjo ka qenë një nga arsyet pse kemi zgjedhur këtë profil. Eksperiencat nga të mëparshmit, ndoshta më shumë ka pasur Edy Reja. Suksesi në futboll nuk varet vetëm nga eksperienca, por varet dhe nga ekipi, ambienti… Duke parë dëshirën dhe qasjen e trajnerit kur e ka pranuar këtë përgjegjësi, jam I sigurt që do të ketë një përkushtim maksimal.
Asnjë njeri nuk është perfekt, kështu që as Sylvinhon nuk e fus aty. Por vlerësime pozitive, afër maksimale edhe për rezultatet e arritura. Për herë të parë, Shqipëria u rendit një herë në vendin e parë në kualifikuese dhe një herë në vendin e dytë, por pa u arritur të kualifikoheshim në Botëror.
Maran nuk është zgjedhje emocionale apo e çastit, por e menduar dhe konsultuar me gjithë stafin teknik të FSHF, duke pasur parasysh organikën e ekipit. Kemi biseduar me disa trajnerë të tjerë, edhe Maran e di këtë, por kemi bërë këtë zgjedhje. Kontrata është firmosur vetëm pak çaste më parë. Misteri tha se nuk e kam lexuar farë, por po e firmos (qesh). Shpresoj të mos kemi probleme të tjera më vonë”, tha Duka.
Fraksion.com

