Tentoi të vriste me armë zjarri një person në lokalin e lagjes, arrestohet në Durrës 23-vjeçari

Policia e Durrësit njofton se është arrestuar F. B., 23 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të vriste me armë zjarri një person në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9.
Kapja e tij u realizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe policisë së Kamzës, në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”.
Gjykata e Durrësit, në mars 2026, i kishte caktuar shtetasit F. B. masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Ai dyshohet se më 15 dhjetor 2025, së bashku me tre persona të tjerë, ka tentuar të vrasë shtetasin F. K. në lokalin e lagjes nr. 9.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Fraksion.com
