AktualitetEkonomiTë fundit

Tenderi për sistemin e verifikimit të automatizuar në porte përfundon në KPP

Skandal në spitalet e Tiranës/ 3 milionë euro për ushqim, tenderi bllokohet në  KPP - Sot News | Lajme

Procedura e prokurimit për instalimin e sistemit të automatizuar të kontrollit kufitar në Portin e Durrësit dhe atë të Sarandës është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), vetëm pak ditë pas shpalljes së fituesit nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP).

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KPP-së, ankimi lidhet me vlerësimin e procedurës nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë OBP-së. Kjo është procedura e pestë e ankimuar tre ditët e fundit që ka për kontraktor Operatorin e Blerjeve të Përqendruara.

Procedura përfundoi me shpalljen fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë “Albascan” Sh.p.k dhe “Image & Communications Development” Sh.p.k, të cilët paraqitën një ofertë prej rreth 100 milionë lekësh, ose pak më shumë se 1 milion euro pa TVSH.

Fondi limit i tenderit ishte rreth 1.4 milionë euro. Projekti parashikon instalimin e sistemit “Border Controller” në dy portet kryesore të vendit, duke zgjeruar përdorimin e teknologjisë së verifikimit biometrik, e cila aktualisht aplikohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sistemi synon automatizimin e kontrollit kufitar përmes e-Gate-ve, ku verifikimi kryhet përmes leximit të pasaportës elektronike dhe krahasimit biometrik në kohë reale të të dhënave të udhëtarit. Sipas dokumenteve të tenderit, sistemi do të funksionojë në mënyrë lokale (on-premise), pa lidhje interneti dhe pa ruajtje të të dhënave pas përfundimit të procesit të verifikimit.

Kontrata përfshin zhvillimin e aplikacionit të verifikimit biometrik, furnizimin dhe instalimin e pajisjeve përkatëse, si lexues dokumentesh, kamera, sensorë dhe mekanizma hyrje-dalje, si edhe integrimin me sistemet qendrore të Policisë së Shtetit.

Në dokumente parashikohet gjithashtu ndërveprimi me platformat TIMS, e-Visa, FER dhe Interpol, si dhe ofrimi i trajnimeve për përdoruesit dhe shërbimeve të mirëmbajtjes së sistemit.

Procedura e prokurimit ishte shpallur më 19 shkurt dhe u mbyll më 7 prill. Projekti parashikon gjithashtu mundësinë e zgjerimit të sistemit në pika të tjera kufitare detare dhe tokësore në të ardhmen./monitor.al

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com