AktualitetNATO/BETë fundit

Rënie e ndjeshme e migracionit ilegal në BE

Varkë me migrantë ilegalë në Tunizi

Fluksi i migracionit të paligjshëm drejt BE-së ka rënë ndjeshëm, veçanërisht përgjatë itinerarit të Mesdheut. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë së Mbrojtjes së Kufijve, Frontex për katër muajt e parë të këtij viti.

Këtë vit deri në fund të prillit rreth 29.000 persona kanë hyrë në BE në mënyrë të parregullt – pra pa dokumente të vlefshme apo pa leje hyrjeje ose qëndrimi. Ky është niveli më i ulët prej vitesh; në vitin 2023 numri i rasteve ishte ende tri herë më i lartë.

Itinerari kryesor i hyrjes mbetet ai nga Mesdheu, me pikënisje Libinë dhe mbërritje në bregdetin italian. Pas saj vjen rruga e Mesdheut Lindor – përmes Turqisë drejt Greqisë dhe Qipros. Të dyja këto rrugë përbëjnë secila afro një të tretën e të gjitha hyrjeve të parregullta në BE.

Më shumë se 1.200 të vdekur në Mesdhe

Sipas Frontex-it, kjo konfirmon një trend të qartë: që gjatë gjithë vitit 2025, hyrjet e parregullta ranë me më shumë se një të katërtën krahasuar me vitin paraardhës. Bashkëpunimi me vendet partnere, për shembull në bregdetin e Afrikës së Veriut, ka kontribuar ndër të tjera në këtë rënie. Në këmbim të fondeve të BE-së, këto vende i pengojnë njerëzit të nisen drejt BE- po ashtu ato gjithnjë e më shumë po luftojnë rrjetet e trafikantëve.

Po ashtu, kushtet e vështira të motit në fillim të vitit duket se kanë penguar disa njerëz nga migrimi i rrezikshëm. Megjithatë humbjet e jetëve në Mesdhe janë të larta. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, deri tani këtë vit më shumë se 1.200 njerëz kanë humbur jetën në Mesdhe./DW

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com