Pushteti: Pakti para zgjedhjeve, Vjosa Osmani rikandidate për Presidente, Abdixhiku kandidat për Kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në zgjedhje me dy kandidatura, me synim për të marrë postin e Kryeministrit dhe Presidentit të vendit.
Për të dyjat pozitat, në garë janë Vjosa Osmani, respektivisht Lumir Abdixhiku.
Lajmin e bëri të ditur edhe zyrtarisht Kujtim Shala nga LDK-ja.
“Me këtë bashkëpunim, do të kthehet Vjosa Osmani, një numër i kolegëve që janë larguar dhe do të vijnë të tjerë të rinjë. Kjo është marrëveshja që duhet të miratohet të shtunën”, tha Shala.
“Sipas marrëveshjes Vjosa Osmani do jetë bartëse e listës dhe kandidate për presidente, dhe kjo duhet të miratohet. Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër dhe numër 2 në listë, Kjo është marrëveshja”, tha ai.
Këtë lajm, e konfirmoi më pas edhe Jehona Lushaku-Sadriu.
“Qytetarët kanë me pasë të qartë kush është president që prezantohet prej nesh, ua kemi dhënë mundësinë që Vjosa Osmani, pra atë që Albin Kurti nuk ua dha, LDK do t’ua japë qytetarëve mundësinë që ta votojnë Osmanin për presidente. Sepse menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të bëhet zgjedhja e presidentit. Prandaj ne ua kemi dhënë mundësinë që të zgjidhet me votë qytetare si kandidate për presidente”, tha ajo.
“Ndërkohë ne e kemi kryetarin e partisë si kandidat për kryeministër, dhe ai e ka përgjegjësinë e plotë që ta prezantojë programin qeverisës”, deklaroi Lushaku-Sadriu.
Fraksion.com

