Arrestohet në Angli “Fania i Beratit”, ishte lënë i lirë me kusht
I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli.
Disa javë më parë siç raportonte Daily Mail Online, personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur si “Fania”, tentoi të bllokojë ekstradimin nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, duke pretenduar se jeta e tij është në rrezik nga një atentat i dytë i mundshëm i organizuar nga Talo Çela.
Sipas dëshmisë së tij, në vitin 2020 ai i shpëtoi për pak një atentati, ku u qëllua rreth 30 herë me armë automatike. “Një plumb më shkatërroi dorën në 13 vende”, deklaroi ai para gjykatës britanike.
Azizi ngriti pretendimin se grupi kriminal që organizoi sulmin ka lidhje të forta dhe është i aftë të kryejë vrasje edhe për figura të larta, ndërsa shton se nuk ka marrë asnjë paralajmërim sepse “ata nuk paralajmërojnë, por veprojnë”.
Autoritetet shqiptare e kërkojnë për të vuajtur një dënim me një vit burg, ndërsa pasi kur ishte në paraburgim u zbulua se përdorte një telefon celular.
Gjatë seancës, ai bëri edhe deklarata të forta, duke pranuar se kishte paguar për të mbyllur çështje gjyqësore në Shqipëri, ndërsa këmbënguli se nuk dëshiron të kthehet për shkak të rrezikut për jetën e tij dhe familjes.
Nga ana tjetër, prokuroria britanike vuri në dyshim pretendimet e tij, duke theksuar se gjatë pesë viteve në Angli nuk ka pasur asnjë kërcënim konkret ndaj tij apo familjes./Top channel
Fraksion.com

