AktualitetPolitikëTë fundit

5 Maji, Kryeministri Rama dhe Presidenti Begaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Krerët më të lartë të shtetit shqiptar bënë sot homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

Të pranishëm në homazhe ishin Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe familjarë të dëshmorëve e veteranë të luftës.

Ata vunë kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri” në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit.

5 Maji është Dita e Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com