“Zëdhënës të pronarëve”, Berisha, për sulmet ndaj mediave: Do luftoj mafian e fjalës së lirë!
Kryetari i PD, Sali Berisha mbërriti në SPAK në zbatim të masës “Detyrim paraqitjeje.” Përpara gazetarëve, ai vijoi me akuzat kundrejt ish-kreut të SPAK, Altin Dumanit duke e quajtur si “armik të egër të pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, drejtësia vonon, por nuk të harron”, tha Berisha.
Mes të tjerash, Berisha vijoi me akuzat për Irena Gjokën duke e quajtur “Irena me 5 mbiemra”. Sipas tij, gjyqtarja e ka qëndruar 3 herë pasaportën.
“Ndërrimin e mbiemrave dhe pasaportave e ka profesion, tha Berisha për gjyqtaren.
Gjatë paraqitjes në SPAK ku shkëmbeu edhe një komunikim me gazetarët, Berisha nuk u tërhoq nga sulmet ndaj medias duke vijuar ta quante “mafia e fjalës së lirë.”
“Dhe për një gjë jam këtu, mos gaboni kurrë, se unë nuk konfondoj kurrë gazetarët me pronarët. Harrojeni këtë. Ju mos u mashtroni nga pronarët dhe të thoni që ja si po sulmon Berisha shtypin. Jo, jo, unë sulmoj mafien e fjalës së lirë si mafia më e rrezikshme e kokainës”, tha Berisha.
Më tej, iu bëri thirrje gazetarëve të “mos bëhen zëdhënës të pronarëve”, ndërsa përgjigjes së tyre se edhe ai ka gisht në ndërtimin e medias, i bëri ‘bisht’ duke hequr dorë nga përgjegjësia.
Sali Berisha: Pronarët e mediave jua fshehin. Gazetarët, mos u bëni zëdhënës të pronarëve.
-Po këta pronarë i ndërtuat ju.
Sali Berisha: Edhe Top Channel i dhashë licencën kombëtare sepse unë nuk udhëhiqem nga urrejtje apo keqpërdorim i mediave. Për ato që kam bërë unë respektoj mediat e lira. Kur Top Channel shndërrohet në Top Tunel, përgjegjësia ime është?
Berisha tha se tashmë ka një betejë me mediat, duke përjashtuar gazetarët të cilët janë pjesë e medias.
“Kjo do të jetë një betejë e vazhdueshme e Sali berishës jo me gazetarët, gazetarët janë të autorizuar në opinionet e tyre të thonë ç’të duan për Sali Berishën, asnjë kufizim”, tha Berisha duke shtuar: “E kam mision, unë vazhdoj me misionin tim dhe siç luftoj mafien më të rrezikshme, Edi Ramën shtetërore, do të luftoj edhe mafian e fjalës së lirë”, përmbylli ai.
Berisha u pyet edhe për dosjen e Belinda Ballukut, për të cilën ka pretenduar se gjenden informacione të papublikuara. Ai tha se s’mund ta publikojë pasi s’është palë dhe në të përfshihen bashkëpunëtorë të drejtësisë.
“Në atë dosjen Balluku, po të ishte Sali Berisha paditësi, në mënyrë absolute do ta bëja sekrete. Te kjo dosje jam palë. Aty jam i detyruar, kolegëve, bashkëpunëtorëve nuk u kërkoj, pse, aty ka bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe në asnjë rrethanë, nuk pranoj të tradhtohen. Për mua janë njerëz shumë të çmuar. Ata që kërkojnë që ne të nxjerrim në treg të penduarit dhe dëshmitarët e drejtësisë, ata gabohen dhe s’do ta gjejnë kurrë këtë”, tha kryetari i PD.
Fraksion.com

