AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha nga SPAK: Dëshmia e Irenës me 5 mbiemra nuk ka firmën e hetuesve! Rast për Guinness

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, më 4 maj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), si pjesë e masës ndaj tij për detyrim paraqitjeje, lidhur me dosjen “Partizani“.

“Drejtësia vonon, por nuk harron”, tha ai në nisje të fjalës së tij përpara një prononcimi për mediat.

Fillimisht Berisha foli për ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumanin, por më pas tha se kishte një çështje më të rëndësishme për të diskutuar, që sipas tij meriton të futet në librin e rekordeve Guinness. Kjo për gjyqtaren Irena Gjoka, dëshmia e së cilës sipas tij nuk ka firmën e hetuesve.

“Irena me 5 mbiemra, Altin Troplini i hapi, për ta mbrojtur, dosje hetimore. E paditur, hapi dosjen. Dosjen e hapi pa emër. Dhe, Irena thirret për dëshmitare. Pra, keni parë ju, dosje penale pa të akuzuar, mbajeni mend këtë, dosje penale pa të akuzuar. Kjo është forma më e poshtër e njerëzve të antiligjit.

Shikoni tani, shikoni pak këtu. A mund të imagjinoni ju që dëshmia e Irenës në dy faqe e gjysëm, ka vetëm firmën e Irenës dhe administrohet në dosje gjyqësore pa firmën e hetuesit. Ja ku e keni! Ky është hetimi që ka bërë Altin Troplini për Irena Dumanin.

Tani, që një procesverbal, një dëshmi, do u përgjigjet pyetjeve ai që është thirrur, pa diskutim. Por që hetuesit, Toni Gramo dhe Elton Kërluku, nuk e kanë firmosur. Është për Guiness, miq. Dosje gjyqësore e dërguar në gjykatë. Pse nuk e kanë firmosur? Nuk kanë dashur të firmosin mashtrimet e Irenës me 5 mbiemra.”, tha Berisha, i cili shtoi më tej se ky ishte një rast unik në planet.

Në këtë konferencë për mediat, Berisha u pyet nga gazetarët se pse PD po e mban të fshehtë ‘dosjen Balluku’ që pretendon se ka.

Por lideri demokrat u shpreh se nuk i nxjerr të dhënat e dosjes për shkak të moszbulimit të dëshmitarëve, të penduarve të drejtësisë.

“Në atë dosjen ‘Balluku’, të garantoj unë ty se po të ishte Sali Berisha paditësi, do e bëja publike, por këtu jam palë. Jam i detyruar. Kolegëve të mi nuk i kërkoj. Aty ka dëshmitarë, bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe unë në asnjë rrethanë nuk pranoj kurrë që ata të tradhtohen. Ata janë njerëz të çmuar. Pavarësisht se kanë bërë gabime. I kanë thirrur vetes dhe kanë gjetur një miligramë njerëzore te vetja dhe t’i shërbejnë njerëzve me dëshminë e tyre. Ata që kërkojnë që ne të nxjerrim në treg të penduarit e drejtësisë, gabohen se s’do ta bëjmë kurrë. Ne jemi për mbështetje të plotë e totale të hetimeve. Si më thua mua të nxjerr për herë të parë bashkëpunëtorët e drejtësisë?!”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com