AktualitetTë fundit

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar tarracën e pallatit.

Policia njoftoi se “bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ushtruar kontroll në zonë”.

Sipas policisë, nga kontrollet u konstatua se shtetasi S. S., kishte ndërtuar pa leje, një objekt (banesë) në tarracën e një kompleksi pallati.

Në vijim të veprimeve, policia bëri me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com