Mori ambientin me qira dhe e ktheu në fole prostitucioni, arrestohet braziliania, e pësojnë dhe tre “klientët”
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, finalizoi fazën e 19-të të operacionit policor të koduar “Storm”.
Në vijim të veprimeve procedurale, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni” edhe 3 shtetas shqiptarë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasja braziliane, në lagjen nr. 4, Durrës, kishte marrë një ambient me qira, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit dhe përfitimin e vlerave monetare nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com

