Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme vendosi çmimet e reja tavan për shitjen e nënprodukteve të naftës në vend.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) do të jetë jo më shumë se 206 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 184 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 172 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 ora 16:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Në një sqarim zyrtar, Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet në 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.
Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.
Fraksion.com

