Kumbaro në SPAK: U thirra si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me stadiumin “Arena”
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u thirr sot si person në dijeni në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në një prononcim për mediet pas daljes nga SPAK, Kumbaro informoi “ishte në cilësinë e personit në dijeni, për një çështje që ka të bëjë me stadiumin ‘Arena’”.
Kumbaro qëndroi mbi 3 orë në Prokurorinë e Posaçme dhe kjo ishte paraqitja e saj e parë në këtë institucion.
Aktualisht ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro ka mbajtur më herët poste si ministre e Kulturës dhe më pas e Turizmit dhe Mjedisit.
Fraksion.com

