AktualitetTë fundit

Merrte tendera nga ARRSH, Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Ervis Lami

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, liroi sot nga burgu biznesmenin Ervis Lami, i arrestuar së bashku me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Vendimi u mor sot nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili revokoi masën e sigurimit “arrest me burg”, të vendosur nga GJKKO në mars të 2024.

Më tej, Gjykata e Posaçme Apelit urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij nga paraburgimi.

Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar nga data e nesërme e njoftimit të arsyetuar të vendimit.

Sipas SPAK, Ervis Lami figuron pronar fiktiv i kompanisë DAAM sh.p.k, pas të cilës fshihej Evis Berberi, ish-drejtor i ARRSH-së, i cili ishte pronari faktik. Kësaj kompanie Berberi i ka dhënë një numër të konsiderueshëm tenderash me vlera të mëdha kur ishte në pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficiencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com