Lëngu i karrotës, përfitimet e jashtëzakonshme në shëndet
Lëngu i karotës konsiderohet me vlera të larta ushqyese, pasi siguron sasi të konsiderueshme të kaliumit dhe vitaminës C në trup. Konsumi i tij forcon imunitetin dhe përmirësohet, ndër të tjera shëndetin e lëkurës dhe syve.
1-Lëngu i karotës përmban lëndë të panumërta ushqyese dhe pigmente karotenoide, të tilla si luteina dhe zeaksantina, të cilat veprojnë si antioksidantë dhe luftojnë radikalet e lira.
2- Mbron sytë. Vetëm 250 ml lëng karote përmban më shumë se 250% të vlerës ditore ushqyese të vitaminës A, kryesisht në formën e karotenoideve, të tilla si beta-karotina , e cila është jetike për shëndetin e syve.
4- Rregullon sheqerin. Konsumi i sasive të vogla të lëngut të karotës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Në veçanti, studimet në minjtë me diabet tip 2 kanë treguar se ul sheqerin dhe përmirëson treguesit e tjerë të lidhur, për shkak të përmbajtjes së tij të probiotikëve, pra baktereve të dobishëm që ndikojnë në mikrobiomën e zorrëve të shoqëruar me diabetin.
5- E dobishme për lëkurën. Një gotë me lëng karote siguron mbi 20% të vlerës ditore ushqyese të vitaminës C, e cila është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit, një përbërje që është e bollshme në proteinat bimore në trup dhe siguron elasticitet dhe forcë në lëkurë.
Fraksion.com

