AktualitetPolitikëTë fundit

Hoxha pret diplomaten çeke: Rikonfirmuam angazhimin për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në  takim të Dërguarën e Posaçme të Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Edita Hrda.

Gjatë takimit, sipas ministrit, Shqipëria dhe Çekia rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Shkëmbim i shkëlqyer mendimesh me ambasadoren Edita Hrdá, mike dhe ish-kolege në OKB/New York dhe në Bruksel, aktualisht e Dërguara e Posaçme e Republikës Çeke për Balkanin Perëndimor”, shkroi Hoxha në lidhje me takimin.

“Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Europian si një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, theksoi Hoxha.

Ministri nënvizoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit, me përparim të prekshëm dhe një ritëm të fortë reformash.

“Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, si dhe për mbajtjen e Ballkanit Perëndimor në fokus të agjendës së Bashkimit Europian”, shkruan Hoxha.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com