Aksident në Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë dhe përfundon në kanal
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Sipas burimeve paraprake një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, ka humbur jetën ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
“Rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. K., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin B. Xh., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit shtetasin A. K., për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com

