“Sfidat e sigurisë, sot dhe nesër”, Programi shkencor i NATO-s nxjerr revistën SPS SPARKS
Inovacioni i fortë dhe ekosistemet shkencore janë thelbësore për ruajtjen e avantazhit teknologjik të NATO-s dhe forcimin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.
Programi i Shkencës për Paqen dhe Sigurinë (SPS) i NATO-s ndihmon aleatët dhe partnerët e NATO-s të zhvillojnë kapacitetet e tyre shkencore në fushat që lidhen me sigurinë, duke ndërtuar dhe nxitur partneritete dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Për të shfaqur qindra histori të jashtëzakonshme të bashkëpunimit shkencor midis studiuesve nga e gjithë bota, ekipi i SPS ka lançuar revistën SPS SPARKS. Mund ta lexoni botimin e saj të parë këtu.
Revista e re synon të thellojë bashkëpunimin midis studiuesve, të inkurajojë politikëbërësit të eksplorojnë lidhjet midis shkencës dhe sigurisë dhe të angazhojë të gjithë ata që vlerësojnë dialogun përmes dijes.
Qëllimi i saj është të frymëzojë lexuesit të lidhen me NATO-n, të bashkëpunojnë me komunitetet shkencore ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në zgjidhje inovative për sfidat e sigurisë së sotme dhe të nesërme.
Botimi i parë i SPS SPARKS përqendrohet në çminimin dhe menaxhimin e eksplozivëve.
Minat, municionet e pashpërthyera (UXO), pajisjet shpërthyese të improvizuara (IED) dhe mbetjet e tjera shpërthyese të luftës (ERW) përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, siç është Ukraina, ndërsa pengojnë rëndë zhvillimin rajonal.
Revista demonstron se si Programi SPS ka mbështetur projekte në këto fusha, duke sjellë përparime të rëndësishme shkencore dhe teknologjike dhe duke kontribuar në përpjekjet e çminimit dhe sigurinë publike në disa vende të prekura.
Programi SPS i NATO-s i njeh shkencëtarët, studiuesit, praktikuesit dhe studentët si nxitësit kryesorë të inovacionit.
Me SPS SPARKS, sipas nato..int, shpresohet të nxisë bashkëpunimin, ndarjen e njohurive dhe shkëmbimin e ideve inovative në fusha të ndryshme që lidhen me sigurinë./SPS SPARKS magazine here.
Fraksion.com


