Skip to content
E enjte, 5 Nëntor, 2026
Lajme Flash:
  • Eurodeputetët ngritën zërin për protestat në Shqipëri, Marta Kos: Qeveria duhet të ndryshojë amendamentet për investitorët strategjikë, kjo kërkohet edhe nga qytetarët
  • Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë
  • Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së
  • KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027, në fokus teknologjia e informacionit
  • SNC tërhiqet nga gara e Marinës së SHBA-së për avionë reaktivë stërvitorë; Textron mbetet ofertuesi i vetëm
Fraksion

  • Aktualitet
  • Të fundit
  • Op-Ed
  • Ekonomi
  • Politikë
  • NATO/BE
  • Bota+
    • Kosova
    • Rajoni
  • Dialog
  • Life Style
  • Sport
  • Unë
  • Fjala
AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Strategjia, deri në vitin 2030 rreth 20% e rrugëve me pagesë, qeveria nuk heq dorë nga PPP

21 Prill, 2026 admin

Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 rreth 20% e rrjetit rrugor të përfshihet në skema tarifimi elektronik, si pjesë e masave në strategjinë sektoriale të transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030.

Dokumenti vendos në fokus ndër të tjera zgjerimin e Sistemeve Inteligjente të Transportit (SIT) në të gjithë rrjetin TEN-T, duke përfshirë menaxhimin në kohë reale të trafikut, monitorimin e aseteve dhe ofrimin e informacionit për udhëtarët. Një komponent i rëndësishëm i kësaj është edhe zhvillimi i biletimit digjital në transportin ndërqytetës dhe sistemeve të qëndrueshme të tarifimit elektronik (e-tolling).

Në këtë kuadër, strategjia parashikon përgatitjen e kuadrit ligjor dhe teknik për tarifimin digjital të rrugëve, në përputhje me standardet europiane si Direktiva Eurovignette dhe Shërbimi Europian Elektronik i Tarifimit Rrugor (EETS). Pilotimi i e-tolling do të nisë në segmentet me trafik më të lartë të rrjetit TEN-T, pas ngritjes së infrastrukturës përkatëse.

Qeveria parashikon që të krijohet një fond i veçantë që vjen nga pagesat dhe karikimet elektrike që do të shkojë për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i financuar përmes tarifave të përdoruesve (pagesë rruge, tarifat e karikimit të mjeteve elektrike) në përputhje të plotë me parimet e direktivës Eurovignette dhe Rregulloren (BE) 2023/1804 mbi instalimin e infrastrukturës së lëndëve djegëse alternative” thuhet në strategji.

Aktualisht, disa segmente rrugore janë me pagesë, përfshirë Rrugën e Kombit, aksin Thumanë–Kashar dhe tunelin e Llogarasë, për të cilin pritet aplikimi i tarifës brenda sezonit veror.

Përveç tarifimit rrugor, strategjia parashikon edhe zbatimin e biletimit digjital në transportin ndërqytetas të udhëtarëve, duke synuar një integrim më të plotë të shërbimeve dhe rritjen e transparencës në arkëtime.

PPP dhe koncesionet mbeten në fokus

Në të njëjtën kohë, qeveria duket se do të vijojë t’i qëndrojë besnike qasjes së saj pro partneriteteve publike-private (PPP) dhe koncesioneve në sektorin e infrastrukturës edhe në vitet në vazhdim.

Strategjia i konsideron këto instrumente si mjete plotësuese për mobilizimin e investimeve private dhe përshpejtimin e zbatimit të projekteve, veçanërisht në ndërtimin e rrugëve dhe zhvillimin e infrastrukturës kryesore. Sipas dokumentit, modeli synon të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale dhe të reduktojë vonesat, duke garantuar njëkohësisht përdorim më efikas të fondeve publike.

Një theks i veçantë vihet edhe te transporti ndërqytetas, ku parashikohet nxitja e PPP-ve për operimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e terminaleve.

Zhvillimet vijnë në kohën kur kanë “lindur” kompani të reja të lidhura me sektorin. Një prej tyre është Enti Kombëtar i Operimit Rrugor (EKORR) ngarkuar me menaxhimin e rrugëve me pagesë, përfshirë operimin e portave automatike dhe administrimin e sistemeve të tarifimit elektronik.

Ndërkohë, më pas u krijua shoqëria “Mob AI” që fokusohet në operimin e transportit publik rrugor, përfshirë biletimin elektronik, menaxhimin e flotës dhe zhvillimin e sistemeve digjitale për monitorimin e shërbimeve./Monitor

 

Fraksion.com

  • “Përmbush aspiratat e të dy popujve”, vizita e Ramës, solidaritet i drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Meri Shehu rendit shenjat më me fat për këtë javë: Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, pozitive

Mund të pëlqeni gjithashtu...

Eurodeputetët ngritën zërin për protestat në Shqipëri, Marta Kos: Qeveria duhet të ndryshojë amendamentet për investitorët strategjikë, kjo kërkohet edhe nga qytetarët

4 Nëntor, 2026 admin

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë

4 Nëntor, 2026 admin

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

4 Nëntor, 2026 admin

Të Fundit

Eurodeputetët ngritën zërin për protestat në Shqipëri, Marta Kos: Qeveria duhet të ndryshojë amendamentet për investitorët strategjikë, kjo kërkohet edhe nga qytetarët
AktualitetPolitikëTë fundit

Eurodeputetët ngritën zërin për protestat në Shqipëri, Marta Kos: Qeveria duhet të ndryshojë amendamentet për investitorët strategjikë, kjo kërkohet edhe nga qytetarët

4 Nëntor, 2026 admin

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar ndaj shqetësimeve të ngritura nga eurodeputetët për protestat në Shqipëri,

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë
AktualitetTë fundit

Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, policia ndryshon pistë për vdekjen e 53-vjeçarit në Bulqizë, dyshohet se e kanë vrarë

4 Nëntor, 2026 admin
Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së
AktualitetNATO/BESport

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

4 Nëntor, 2026 admin
KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027, në fokus teknologjia e informacionit
AktualitetPolitikëTë fundit

KQZ kërkon 85,5 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2027, në fokus teknologjia e informacionit

4 Nëntor, 2026 admin
SNC tërhiqet nga gara e Marinës së SHBA-së për avionë reaktivë stërvitorë; Textron mbetet ofertuesi i vetëm
AktualitetBota+Të fundit

SNC tërhiqet nga gara e Marinës së SHBA-së për avionë reaktivë stërvitorë; Textron mbetet ofertuesi i vetëm

4 Nëntor, 2026 admin
Trump: Ndihma ushtarake amerikane për Izraelin do të përfundojë këtë vit
AktualitetBota+Të fundit

Trump: Ndihma ushtarake amerikane për Izraelin do të përfundojë këtë vit

4 Nëntor, 2026 admin

Op-Ed

Sa më shumë që Putini i përshkallëzon sulmet e tij ndaj Evropës, aq më shumë Evropa duhet ta mbështesë Ukrainën
AktualitetOp-EdTë fundit

Sa më shumë që Putini i përshkallëzon sulmet e tij ndaj Evropës, aq më shumë Evropa duhet ta mbështesë Ukrainën

13 Tetor, 2026 admin

Udhëheqësi autoritar dhe imperialist i Moskës beson se demokracitë evropiane, të cilat ai i sheh si dekadente, mund të frikësohen

Biberaj: Protestat thyen mitin e pushtetit të pakufizuar të Ramës, Shqipëria po hyn në një epokë të re politike
AktualitetOp-EdPolitikëTë fundit

Biberaj: Protestat thyen mitin e pushtetit të pakufizuar të Ramës, Shqipëria po hyn në një epokë të re politike

10 Qershor, 2026 admin
Evropa  mund të bindë reformën shqiptare
AktualitetOp-EdTë fundit

Evropa mund të bindë reformën shqiptare

19 Maj, 2026 admin
“Më keq se droga”: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit
AktualitetOp-EdTë fundit

“Më keq se droga”: Si po i kriminalizon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit

4 Maj, 2026 admin
Agim Nesho: “Jam Mysliman” e ngre Ben Blushin në nivelin e shkrimtarëve botërorë
AktualitetOp-EdTë fundit

Agim Nesho: “Jam Mysliman” e ngre Ben Blushin në nivelin e shkrimtarëve botërorë

29 Prill, 2026 admin
Loading...

Rreth Nesh

Fraksion
"Hapi është krijuar për të ecur gjithmonë përpara, pa u ndalur.Por jo që gjurma të fshihet lehtë..." Fraksion është gazetë online që vjen pranë teje 24/7 me informacionet më të fundit nga vendi dhe bota. Ndiq hapësirën tënde unike.

Na kontaktoni

Për reklama, spote publicitare dhe bannera kontaktoni me redaksine tonë me anë të postës elektronike në adresën:

redaksia@fraksion.com

gazetafraksion@gmail.com

Copyright © 2026 Fraksion. All rights reserved.
Theme: ColorMag by ThemeGrill. Powered by WordPress.
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com