AktualitetPolitikëTë fundit

“Policia përdori gaz me okside metalesh të rrezikshme ndaj protestuesve”, Berisha paralajmëron: Dosja Rama-Balluku s’mbyllet kurrë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një komunikim për mediat pas paraqitjes në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, ka deklaruar se protestat e opozitës do të vijojnë e do të jenë edhe më të fuqishme. Ai ka lëshuar akuza në drejtim të policisë ku tha se u rreziku shëndetin e protestuesve me bombolat e sprait që përdori në protestë, pasi ato përmbanin okside metalesh të rrezikshme.

Ai u shpreh se sado që të përpiqen, dosja “Rama-Balluku” nuk do të mbyllet.

“Protestat do të vijojnë edhe më shumë do të jenë edhe më të fuqishme. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet. Le të shkoj në qiell e ku të duan nuk mbyllen. Ajo dosje është gropë për Ramën dhe Ballukun”, tha ai.

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com