Salianji: Do të ndjek modelin e Peter Magyar në Hungari
Ervin Salianji ka vijuar serinë e takimeve politike me militant të PD-së në degë të vendit. Sot ai ka qenë në bastionin e PD-së në Kukës.
Në një sall të mbushur plot, Salianji ka prezantuar të votuarin më të madh në primaret e Kukësit, mjekun Shkëlzen Ibraj, i cili deklaroi se nuk do të kemi frikë as nga Edi Rama e as nga Sali Berisha.
Ndërkaq Ervin Salianji deklaroi se ai ka folur me vonesë sepse nuk ka dashur konfliktin mes demokratëve, por tani sipas tij është arritur pika që derdh gotën; humbja e pandalur e demokratëve.
Salianji tha se në PD sot nuk mban përgjegjës kush për humbjen, dhe shtoi se do të ndiqte modelin e Peter Magyar në Hungari, duke sfiduar pushtetin e Edi Ramës, bashkuar opozitën dh frymëzuar të rinjtë.
Fraksion.com

