AktualitetPolitikëTë fundit

Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, Kryeministri: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në këtë kohë të trazuar!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar këtë të diel, 19 prill, një mesazh nga Abu Dhabi, krahas një fotoje nga aeroporti, ku shpreh solidaritetin e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai thekson mbështetjen “vëllazërore” për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe për presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, në një kohë që ai e cilëson të vështirë për vendet e Gjirit Arabik. Rama është i bindur se këto vende do të dalin më të forta nga situatat e tensionuara dhe konfliktet aktuale në rajon, të cilat i përshkruan si sulme të padrejta dhe të motivuara nga hakmarrja.

Më herët, kreu i qeverisë ka shpjeguar pse Shqipëria mbështet politikën e ashpër të SHBA-ve ndaj regjimit iranian, shtuar faktin se është një nga pak shtetet pa marrëdhënie diplomatike me Iranin dhe që strehon muxhahedinët iranianë, një grup opozitar iranian që ka zbuluar programin bërthamor sekret të Teheranit.

Sipas Ramës, Shqipëria nuk u frikësohet kërcënimeve.

“Asnjëherë nuk duhet t’i pyesni shqiptarët nëse kanë frikë. Ne nuk kemi frikë. Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe e njëjta filozofi na udhëheq edhe sot”, ka deklaruar ai.

Më 13 mars, kryeministri e deklaroi personalisht se Irani për Shqipërinë është “shtet terrorist”, ndërsa Garda Revolucionare dhe Hezbollahu, organizata terroriste. Deklaratë, që u pasua me vulën zyrtare nga Kuvendi.

Edi Rama

📍Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë🇦🇱❤️

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com