SPAK lëshon urdhërarrest për Jetmir Pepën, ish-kunatin e Antonela Berishës
SPAK lëshon urdhërarrest për Mir Pepën, pronar i kompanisë Pepa group. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Kujtojmë se emri i Pepës u lakua shumë më media pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmua me gotë në një restorant një blogere. Kujtojmë se që dje SPAK ndërmori një aksion blic, ku lëshoi 11 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Pepën, ndërsa shënjestroi një grup që merret me trafik droge.
Fraksion.com

