Hunter Biden sfidon djemtë e Trump për ndeshje në kafaz
Djali i ish-presidentit të SHBA, Joe Biden, Hunter Biden ka sfiduar publikisht Donald Trump Jr. dhe Eric Trump për një ndeshje në kafaz.
Ideja vjen në prag të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka në plan një event të veçantë më 14 qershor me luftëtarë të UFC-së, por jo me figura politike.
Një përballje e ngjashme ishte përfolur edhe në vitin 2023 mes Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, por ajo nuk u realizua kurrë.
Përplasjet mes figurave publike në SHBA nuk janë të reja. Një nga më të famshmet mbetet dueli i vitit 1804 mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton, që përfundoi me vdekjen e Hamiltonit.
Për momentin, sfida mbetet më shumë një deklaratë që ka ndezur rrjetet sociale, sesa një event i konfirmuar.
Fraksion.com

