Trump dëshiron të tërheqë trupat nga vendet e NATO-s që nuk kanë bashkëpunuar me Iranin
Administrata e Donald Trump po shqyrton një plan për të vendosur sanksione ndaj disa vendeve të NATO, të cilat i konsideron se nuk kanë bashkëpunuar mjaftueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin gjatë konfliktit me Iranin.
Lajmi është publikuar nga The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me diskutimet brenda administratës.
Sipas raportimit, propozimi parashikon tërheqjen e trupave amerikane nga vendet e NATO-s që konsiderohen më pak të dobishme për përpjekjet ushtarake kundër Iranit. Më pas, këto forca do të ripozicionoheshin në shtetet që kanë ofruar mbështetje më të fortë për fushatën amerikane.
Sipas legjislacionit amerikan, një vendim i tillë nuk mund të zbatohet pa miratimin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa analistët vlerësojnë se është pak e mundur që një shumicë e mjaftueshme të mbështesë një hap kaq drastik
Fraksion.com.

