AktualitetPolitikëTë fundit

“Jemi në kontakt me partnerët”, Tritan Shehu: Reagimi i qeverisë vinte erë mendjelehtësi dhe nënvlerësim. Rama të vijë në Kuvend e të na informojë

Deputeti Tritan Shehu, në fjalën e tij në Kuvend ka folur në lidhje me rrezikun për sulme iraniane, referuar deklaratës së djeshme nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

“Një komunikim i djeshëm i qeverisë mbante erë mendjelehtësi dhe nënvlerësim. Rama duhet sot të referojë para Kuvendit, të dëgjojë pyetjet e deputetëve, shqetësimet e tyre mbiu këtë çështje. Nuk ka një reagim adekuat të Presidencës dhe qeverisë për mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare. E konsideroj seriozë paralajmërimin e djeshëm të ambasadës amerikane. Nuk mund të thotë qeveria jonë nuk jemi informuar. Njoftimi duhet të vinte nga institucionet shqiptare jo nga ambasada”, th ai.

Por ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pavarësisht paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.

“Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO.

Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha ministri Hoxha.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com