Sa i përket kërkesave për prova nga Fatmir Bektashi dhe shoqërisë “Kontakt”, Prokuroria është dakord për thirrjen e dëshmitarëve. Për ekspertimet e kërkuara nga kjo shoqëri, SPAK kërkoi saktësimin e tyre dhe theksoi se ekspertiza kontabël do të merret mbi bazën e provës së dorëzuar nga Prokuroria, me të drejtën e të pandehurit për ta rikryer atë nëse nuk pajtohet.

Prokuroria kërkoi gjithashtu që kërkesat për papërdorueshmëri apo paligjshmëri të provave të rrëzohen dhe të mos merren parasysh.

Në lidhje me kërkesën e Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar Edi Ramën, SPAK deklaroi se vendimi për këtë çështje do t’i lihet në gjykim të gjykatës.