AktualitetPolitikëTë fundit

Paralajmërimi i SHBA për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri, ministri i Mbrojtjes: S’ka vend për shqetësim!

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nifu ka reaguar në lidhje me paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani. Për gazetarët para se të hynte në sallën ne Kuvendit, Nufi u shpreh se paralajmërimi është dhënë nga të gjitha ambasadat amerikane, jo vetëm nga ajo në Tiranë.

“Ambasada e SHBA ka bërë deklaratën e saj. Për më tepër qe bota ndodhet në një situatë të tillë. S’ka vend për shqetësim!
Kjo kërkesë ka shkuar për të gjitha ambasadat e SHBA, është për qytetarët amerikanë, në të gjithë botën. Këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Jemi cënuar nga veprimtaria e aktorëve të atij shteti dhe të gjitha sistemet janë rikthyer dhe janë funksionale.”, tha ai.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com