Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK.
Karçanaj shoqërohet nga avokati i saj.
Prokuroria e Posaçme akuzon gjithashtu Ergys Agasin, një personazh kontrovers i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe biznesmenin Ermal Beqiraj për veprat penale të konkurrencës së paligjshme përmes dhunës, heqjes së paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i struktuaruar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan operacionit të policisë dhe masat e tyre të arrestit me burg mbeten të paekzekutuara.
Fraksion.com

