Qëllohet disa herë gjenerali rus në Moskë dhe shrohet në spital
Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse është qëlluar disa herë dhe është plagosur në Moskë, sipas kanalit televiziv ushtarak shtetëror rus Zvezda, duke cituar Komitetin Hetues të vendit.
Viktima, u identifikua gjenerallejtnant Vladimir Alekseyev i Ministrisë së Mbrojtjes, dhe është transferuar në një spital të qytetit.
Alekseyev u qëllua nga një sulmues i panjohur në një ndërtesë banimi në autostradën Volokolamskoye në Moskë dhe iku nga vendi i ngjarjes, tha zëdhënësi i Komitetit Hetues Rus në një deklaratë të premten.
Vladimir Alekseyev, është transferuar në një spital të qytetit.
Vladimir Alekseye është një figurë e lartë në drejtorinë kryesore të shtabit të përgjithshëm ushtarak të Rusisë (GRU) dhe është figura e fundit ushtarake e rangut të lartë që është shënjestruar në kryeqytet që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës pothuajse katër vjet më parë.
Ai u vu nën sanksione të Bashkimit Evropian pasi GRU u akuzua se qëndronte pas një sulmi me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar.
Alekseyev është zëvendësdrejtori i parë i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Rusisë, GRU, sipas një raporti të vitit 2025 nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit Amerikan.
Komiteti Hetues Rus tha se oficerët e tij janë në vendngjarje dhe kanë hapur një çështje penale në lidhje me “tentativën e vrasjes”.
Fraksion.com

