Makina totalisht e shkrumbuar, në automjetn e përdorur nga atentatorët u gjetën 4 armë
Makina e djegur e autorëve të atentatit ndaj Gilmando Danit dhe shoqëruesit të tij Muçi Shaljani (Sheqeri) është gjetur në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Në vendin ku u gjet makina nuk ka rrugë të përshtatshme dhe se aty mund të shkohet në këmbë përmes një shtegu.Brenda autormjetit sipas policisë u gjetën 4 armë zjarri.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fraksion.com

