“Duhet të vdesë patjetër!”/ Një nga autorët zbriti nga makina dhe qëlloi me pistoletë Gilmando Danin, ishte i maskuar me maskë dhe kapele!
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në rreth rrotullimin e Rinasit.
Mësohet se ai ka dalë nga makina dhe afrohet duke qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar që shënjestra ka ndërruar jetë.
Mjeti tip “Benz” humbi kontrollin si pasojë e të shtënave dhe në vend që të bënte rrethrrotullimin eci drejt.
Në atë moment, një nga autorët, i maskuar, del nga makina dhe afrohet afër hap derën e pasagjerit duke qëlluar disa herë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë-Krujës.
Fraksion.com

