Sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn, mbrojtësit bëjnë kërkesë për shtyrje
Mbahet sot seanca e dytë paraprake për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë.
Në seancën që pritet të nisë në orën 9:15, do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave. Në seancë do të vendoset nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalojë apo jo për gjykim.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.
Fraksion.com

