Dita e Dëshmorëve, Berisha mban 1 minutë heshtje në Mat: Ne do u rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Mat në kuadër të Ditës së Dëshmorëve, ku ka theksuar vlerat e sakrificës dhe kontributit të qytetarëve të kësaj zone për historinë e kombit shqiptar.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga matjanët dhe ka nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit dhe lirisë për shqiptarët. Ai ka thënë se ky është një moment reflektimi për të nderuar ata që dhanë jetën për atdheun dhe ka kërkuar rikthimin e lirisë dhe dinjitetit për popullin shqiptar.
Pjesa kulminante e fjalës së tij ishte një minutë heshtje për të nderuar të gjithë dëshmorët e kombit shqiptar, ndërsa ai theksoi se sakrifica e tyre është më e rëndësishme se kurrë, duke premtuar angazhimin për një Shqipëri më të lirë dhe më të dinjitetshme.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në Mat:
Ndaj u ftoj të nderojmë me 1 minutë heshtje të rënët e gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’i rikthejmë lirinë dhe dinjitetin shqiptarëve.
Lavdi të rënëve të kombit tonë!
Fraksion.com

