Kishte në dorë dosjen e Veliajt, Berisha: Gjyqtares i doli emri në Encrochat, e kërcënuan! Mori raport pafundësisht…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me drejtësinë në Shqipëri, duke pretenduar se gjyqtarja Ilirjana Olldashi është kërcënuar dhe është larguar nga detyra për shkak të një dosjeje që përfshinte kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Berishës, emri i Olldashit është përmendur në komunikimet e përgjuara në EncroChat, ndonëse ajo vetë nuk e ka përdorur këtë platformë. “Ilirjana Olldashit i ka dalë emri, nuk ka përdorur vetë EncroChat, por kanë folur me njëri-tjetrin dhe e kanë kërcënuar. Ilirjana është zhdukur, ka marrë një raport pafundësisht. Kishte dosjen e Erion Velisë.”
Ai premtoi një reformim të thellë të drejtësisë, duke paralajmëruar largimin e prokurorëve të lidhur me krimin. “Do të ketë kontroll tjetër. Kush i kontrollon këta? Do të ketë elementë reformimi dhe largimi nga SKAP i të gjithë atyre që kanë lidhje me krimin dhe që janë të evidentuar tashmë, njihen.”
Qëndrimet e Partisë Demokratike për SPAK, sipas Berishës, synojnë të rikthejnë një sistem drejtësie të pavarur dhe të paanshëm. Opozita vazhdon të akuzojë mazhorancën për përdorimin e institucioneve të drejtësisë për qëllime politike, ndërsa mazhoranca pretendon se reformat në drejtësi po japin rezultat.
Fraksion.com

