AktualitetTë fundit

Aksidenti i rëndë në aksin “Elbasan-Peqin”, humbën jetën nënë e bir! Rëndohet gjendja e tre të plagosurve

Është rënduar gjendja e tre, prej pesë personave të plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin “Elbasan-Peqin”.

Tre të plagosurit në aksidentin e Pauleshit janë dërguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.

Kujtojmë se në aksident mbetën të plagosur 5 persona, ndërkohë me dëmtime të lehta u paraqiten edhe 9 të tjerë.

Nga ky aksident i rëndë humbën jetën nënë e bir, që ndodheshin në mjetin tip “Benz”.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com