AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Turqia ka qenë e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Turqia ka qenë e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Në një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Turqisë, Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan Rama u shpreh se, pas kësaj vizite dhe këtij momenti kaq të rëndësishëm, të cilit i shtohet si një vlerë e madhe edhe hapja e Xhamisë së Madhe të Namazgjasë, Presidenti do të niset për në Beograd.

“E sjell këtë në vëmendje për t’i kujtuar të gjithëve një fakt historik. Republika e Turqisë, kur Presidenti Erdogan ishte kryeministër e ka njohur Kosovën e para. Por nuk ka qenë një njohje e Kosovës e para, thjesht zyrtare dhe diplomatike, ka qenë një njohje e Republikës së Kosovës në kohë reale, në sinkron me punimet e parlamentit të Kosovës dhe në momentin kur në televizor përpara të cilit ishte mbledhur e gjithë qeveria me atë herë Kryeministrin dhe sot Presidentin, deputetët e Kosovës kanë ngritur dorën për të miratuar Pavarësinë, qeveria e Republikës së Turqisë ka njohur Kosovën”.

Pra, shtoi Rama, “një mik më të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe Presidenti, Republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi”.

“Ne ndajmë shqetësimin që situata mes dy shteteve, duhet të përmirësohet dhe se dialogu duhet të prevalojë”, tha Rama duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.

“E them këtë përpara një personaliteti që dialogun e ka pasur dhe e ka mjetin më të zakonshëm të punës me të gjithë dhe gjithmonë”, theksoi Rama.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com