AktualitetPolitikëTë fundit

“T’ju vijë turp e të ulni kokën”, përplasje tek “Ligjet”

Po mbahet mbledhja e radhës së Komisionit të Ligjeve.

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka kërkuar shkurtimin të rendit të ditës, duke u shprehur se më pas është e turpshme që të kthehen nga Gjykata Kushtetuese si anti-Kushtetuese.

Çupi është përfshirë në debate me socialistët Jurgis Çyrbja dhe Klotilda Bushka.

Pjesë nga diskutimi:

Kemi ligje të rëndësishme vetëm këtë vit jemi mbledhur disa herë në Këshillin e legjislacionit për vendimet e Kushtetueses, duhet t’ju bëjë me turp e të ulni kokën. Shkurtoni rendin e ditës, nuk mund të kalojmë ligje kështu që Gjykata Kushtetuese të na i rrëzojë më pas. Ndaj merr masa.

Çyrbja: Sa i përket infrastrukturës në shkolla, jeni e lutur të vini me mua që të shihni investimet e bëra në shkollat e Durrësit.

Çupi-kryetares së komisionit (Klotilda Bushka): Nuk mund të bëhet komisioni i ligjeve një po një jo një ndoshta.

Bushka: Nuk e di si jeni mësuar ju por nuk mund të uzurponi komisionin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com