Rama mbledh Kryesinë e PS një ditë pas votimit nga Asambleja, socialistët nisin nga puna për fushatën e 2025
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS këtë të hënë, një ditë pasi anëtarët e rinj u zgjodhën nga Asambleja Kombëtare.
Ndërsa si më i votuari nga asambleja me 295 vota ishte senatori socialist Erion Brace pasuar nga Arben Pëllumbi me 1 votë më pak.
Të propozuarit e Ramës për në kryesi Klotilda Bushka, Delina Ibrahimi, Pirro Vengu dhe Vangjel Tavo nuk morën votat e mjaftueshme të asamblesë.
Ndërkohë nga kryesia e shkuar Edi Rama preferoi të mos rikandidojë Ditmir Bushatin, Armando Subashin, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin dhe natyrshëm Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK.
Ndërsa në sekretariatin e ri ekzekutiv dy janë prurjet e reja, Zerina Bruçi- Sekretare për Diasporën dhe Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Kryesia e re socialiste:
Edi Rama,
Elisa Spiropali,
Niko Peleshi,
Blendi Klosi.
Të zgjedhur nga Asambleja e PS:
Albana Koçiu,
Eduart Shalsi ,
Igli Hasani,
Toni Gogu,
Anila Denaj,
Etilda Gjonaj,
Klodiana Spahiu,
Lindita Nikolla,
Arben Pëllumbi,
Erion Braçe.
Sekretariati Ekzekutiv i ri PS:
Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm,
Damian Gjiknuri – Sekretar Organizmi dhe Zgjedhjet,
Evis Kushi -Sekretare e Gruas,
Milva Ekonomi – Sekretare e Programit,
Romina Kuko- Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
Zerina Bruci- Sekretare për Diasporën,
Roi Bashaj- Sekretar i Rinisë.
Fraksion.com

