AktualitetTë fundit

Polici i dehur aksidentohet gjatë natës në Vlorë, makina shpërthen në flakë

Një aksident është regjistruar sot rreth orës 2:30 minuta të orëve të para të ditës në afërsi të poliklinikës qendrore të qytetit të Vlorës përgjatë bulevardit Ismail Qemali.

Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, i cili ishte punonjës policie por jashtë shërbimit,  ka dalë nga makina para se mjeti të përfshihej nga flakët. Të dy drejtuesit e mjetit kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com