Sakaq, deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa i kanë rënë me duar tavolinave në shenjë proteste.

Duke u gjendur përballë kësaj situate, Nikolla ka paralajmëruar deputetët e opozitës që të lirojnë foltoren dhe pasi ka hasur në rezistencën e tyre, ka njoftuar 5 minuta pushim. Kjo është ndërprerja tretë që i bëhet seancës.