“Je përfaqësuesi i një non-grate”, Nikolla debat me Nokën: Kush ka dalë me vendim partie, nuk futet me vendim grupi
Tensione në Kuvend. Teksa kërkesa e Rithemelimit për të futur si pjesë të grupit parlamentar të PD deputetin Sali Berisha, ka shkaktuar debate.
Noka: E diskutoni dhe e qani dhe vajtoni ju, por jashtë janë shqiptarët, na keni bërë faqen e zezë të Europës.
Flamur Noka nuk është dakordësuar me qëndrimin e kryeparlamentares Nikolla, ndërsa i është afruar foltores. Ndërkohë, Garda e Republikës, është bërë ‘gardh’ para foltores. Pas kësaj situate ka pasur debate mes Nokës dhe Nikollës.
Nikolla: S’më trysnon, je përfaqësuesi i një non-grate. Turp t’ju vijë për fjalorin tuaj. 5 minuta pushim!
Nikolla: Mbani vendin tuaj e drejtoj unë seancën
Noka: Ai vetëm Zahon mbron, ti po shkel kushtetutën dhe rregulloren, ligjet e këtij vendit. Je përfaqësuesi dinjitoze e narkoshtetit, je fytyra e turpit e parlamentit dhe do hysh ne histori si e tillë. Sali Berishën nuk e ndalon dot askush të futet. Ju keni rrëmbyer vulën, keni emëruar një mercenar atje.
Nikolla: Ju përsëris edhe njëherë, kush ka dal me vendim partie, nuk mund të futet me vendim grupi. Mos ta përsërisim sërish, ju lutem. E mbaruar kohën tuaj z.Noka. E di që je peng dhe të kanë urdhëruar.
Fraksion.com

